DJE JANË APLIKUAR 13.493 DOZA TË VAKSINËS

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Deri dje, gjithsej 763,965 qytetarë janë vaksinuar, në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 2.057 qytetarë., dje gjithsej janë vaksinuar 13.493 qytetarë. Gjithsej 1.411.735 doza të vaksinës janë aplikuan në vend, ndërsa 647.769 qytetarë janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 55 përqind e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 30 përqind e popullsisë mbi moshën 18 deri në 39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Qytetarët vaksinohen pa takim, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja

Сподели на:

Related Posts