DR.VLADIMIR MILOSHEV NË TAKIM NË ESTONI PËR “ZGJIDHJEN E SFIDAVE PËR HIV DHE TUBERKULOZIN”

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr.Vladimir Milloshev, më 12 dhe 13 dhjetor merr pjesë në takimin për dialog politik “Zgjidhja e sfidave të HIV dhe tuberkulozit – nga mbështetja e donatorëve në sisteme të qëndrueshme shëndetësore”, organizuar nga Qeveria Estoneze në Talin, dhe si pjesë e iniciativave të ndërmarra nën kryesinë estoneze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sekretari shtetëror u drejtua në panelin kushtuar në “Financim i qëndrueshëm për HIV dhe tuberkulozë në sistemet kombëtare shëndetësore” dhe prezantoi hapat konkretë të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në sigurimin e përgjigjes së qëndrueshme për HIV pas mbarimit të mbështetjes nga Fondi Global për HIV/AIDS. Gjegjësisht, Ministria e Shëndetësisë për vitin 2018, parashikoi buxhet prej 95 milionë denarë për trajtimin dhe parandalimin në vitin 2018 dhe në tremujorin e fundit të vitit 2017 për të financuar programe pilote për parandalimin e HIV-it, të cilat i implementojnë organizatat qytetare.

Takimi ishte në nivel të sekretarëve shtetëror nga Bashkimi Evropian dhe vendet aspirante të BE-së dhe vendet fqinje të rajonit evropian, që përveç përveç institucioneve morën pjesë delegatë nga Komisioni Evropian, agjencitë e OKB-së, organizatat ndërkombëtare dhe qytetare për HIV dhe tuberkulozë, ekspertë për HIV/AIDS, OBSH dhe përfaqësuesit e komuniteteve të prekura nga HIV.
Nga takimi do të dalin rekomandime për veprim të mëtejshëm nga ana e qeverive dhe aktorëve kryesorë, në krijimin e sistemeve të qëndrueshme të HIV dhe tuberkulozës dhe vendosja e tyre të plotë nën kontroll.

Share This Article :

Related Posts