FILIPÇE: RRETH 1200 MJEKË AMË DO TË PËRFSHIHEN NË PROCESIN E DIAGNOSTIFIKIMIT TË KORONAVIRUSIT DHE NË UDHËZIMIN E PACIENTËVE.

Ministri i Shëndetësisë Doc. Dr Venko Filipçe në konferencën e sotme të rregullt për shtyp tha se janë diagnostikuar 22 pacientë të rinj me koronavirus, duke e çuar në 136 numrin e të sëmurëve, e me ç’rast theksoi se gjatë natës në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe gjendjeve febrile ka ndërruar jetë pacienti 63 vjeçar nga Dibra pas një përkeqësimi drastik të gjendjes klinike. Ai është shtruar në spital në Klinikë më 17 Mars pa ethe, me proces në mushkëri.

  • Dje, pas përkeqësimit të gjendjes, u krye një reanimim që fillimisht pati sukses, pacienti u vendos në aparat për frymëmarrje, por pas disa orësh gjendja u përkeqësua më shumë dhe ai ndërroi jetë. Pacienti nuk ka thënë nëse ai ose familja e tij kanë pasur ndonjë komorbiditet.
    Nga 22 raste të reja të koronavirusit në vendin tonë, 15 janë nga Shkupi, 4 nga Dibra, 2 nga Kumanova dhe 1 nga Ohri. Kjo bëri që numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me koronavirusin sot deri në ora 12 të arrijë në 136, nga të cilët një është kuruar dhe dy pacientë kanë ndërruar jetë, tha Ministri Filipçe.
    Ai theksoi se sipas vendbanimit deri më tani raste të koronavirusit janë regjistruar në: Shkup-81, Dibër-40 një prej të cilëve ka ndërruar jetë, Shtip-7, Kumanovë-3 me një rast të vdekjes, Kavadar-2 raste, Ohër – 2 raste dhe Gostivar-1 rast.
    Përndryshe, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive sot kryhen gjashtë kontrolle mbi pacientë që tashmë janë shtruar në spital, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, njëri në gjendje mestarisht të rëndë dhe dy pacientë me pasqyrë të lehtë klinike. Testet kryhen sipas kohës së pranimit në Klinikë, kur janë testuar dhe kjo analizë do të tregojë nëse ata janë akoma bartës të virusit.
    Ministri informoi se të gjithë personat në lidhje me Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës tashmë e kanë kaluar periudhën e inkubacionit 14-ditor dhe për momentin po bëhet një orar dhe plan për t’i testuar të gjithë në ditët në vijim, që të mund të kthehen në punë.
    -Nga sot në gjithë territorin e vendit janë vënë në funksion 14 qendra testimi, për marrjen e strishove, dhe tashmë janë shpallur në faqen Termini im dhe me këtë praktikisht i vëmë në funksion të gjithë. Çdo qytetar, me ose pa simptoma mund të telefonojë mjekun e tij të amë, të cilit do ia tregojë simptomat e tyre sipas një anketimi epidemiologjik.
    Sipas të dhënave, mjeku amë ka një algoritëm elektronik që do të tregojë nëse testimi është i nevojshëm apo jo dhe nëse është e nevojshme cila është shkalla e urgjencës. Kështu, përmes sistemit Termini im, do të caktohet termin adekuat gjatë të cilit do të merren strisho, në njërën nga 14 pikat e kontrollit në të gjithë vendin ose këtu në Shkup në pikat Jane Sandanski dhe Çento, tha Ministri Filipçe.
    Ai informoi se këtë mëngjes në Qeveri është mbajtur një mbledhje e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Stabit Qendror të Krizave për të diskutuar përforcimin e mëtejshëm të masave që kryesisht u referohen qytetareve të grupeve të ndeshme, siç janë qytetarët mbi 65 vjeç, grupi më i rrezikuar nga ndërlikimet më të mëdha sipas publikimeve të publikuara nga vendet në botë, dhe të rinjtë deri më 18 vjet të cilët janë përçues të sëmundjes.
    Këto masa shtesë do të diskutohen në seancën e sotme të Qeverisë dhe pas përfundimit të saj do të informohet popullata.
    Sa i përket informacionit mbi terapinë , e duke pasur parasysh që janë publikuar më shumë studime nga terapia e aplikuar deri më tani në të gjithë botën, Ministri raportoi se është siguruar terapia e nevojshme për një numër të madh të pacientëve në vendin tonë.
    -Bëhet fjalë për një kombinim të terapisë që deri më tani në disa publikime tregon se jep rezultate të mira në trajtimin e këtyre pacientëve dhe sipas procedurës tonë, protokolli i trajtimit duhet të pranohet nga kolegiumi profesional i Klinikës për sëmundje infektive, gjë që tashmë u realizua dhe sot ose nesër duhet të përfundojë procedura ligjore për marrjen e lejes përfundimtare për përdorimin e këtij kombinimi të terapisë nga Agjencia e Barnave MALMED, e më pas do të zbatohet menjëherë për të gjithë pacientët varësisht nga gjendja.
    Bëhet fjalë për terapi për të cilën do të bëhen studime klinike, por shumë vende tashmë e kanë inkuadruar atë në protokollet pasi ka dhënë rezultate të mira në shumë vende për shumë pacientë me rezultate vërtet të mira, kjo është arsyeja pse ne po bëjmë të njëjtën gjë, tha Ministri Filipçe.
    Kur bëhet fjalë për vazhdimin e terapisë me insulinë, ai sqaroi se çdo pacient me diabet e që pranon insulinë mund të vazhdojë recetën përmes telefonit me mjekun e tij amë, dhe ta marrë insulinën direkt në farmaci, d.m.th. pa patur nevojë të shkojë te specialisti.
    Përndryshe, në lidhje me situatën e pacientëve të diagnostikuar, ai theksoi se në 24 orët e kaluara janë diagnostifikuar 7 pacientë më pak, gjë që është inkurajuese, por nuk duhet harruar se tek ne ka ende tendencë të rritjes së numrit të pacientëve dhe se masat duhen respektuar detyrimisht.
Share This Article :

Related Posts