FILIPÇE VIZITOI PIKËN E SAPOHAPUR TË VAKSINIMIT NË SHUTO ORIZARE

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko FilipÇe, sot vizitoi pikën e vaksinimit në Poliklinikën në Shuto Orizare, dhe ku qytetarët e kësaj komune, nga sot do të mund të vaksinohen për Covid 19 pa caktim takimi .Pika e vaksinimit në këtë komunë ka filluar me punë sot dhe orari i tij i punës do të jetë nga e hëna në të premte nga ora 7.30 deri në 14.30 interesi i qytetarëve nga ky mëngjes është i madhë, tha Ministri.

Nga ky mëngjes deri rreth orës 11 këtu në Poliklinikën në Shuto OrizarI, rreth 40 persona janë vaksinuar, ne e shohim që është mirë dhe besoj se do të vazhdojë kështu. Vaksinimi i qytetarëve pa caktim takime dhe vaksinimi në terren janë procese që do të ndodhin në periudhën e ardhshme pa ndërprerje, me një orar të bërë nga profesionistë të shëndetësisë nga objektet shëndetësore, orari do të jetë i përsëritur, kështu që më shpesh do të vizitohen vendbanimet, fshatrat, zonat rurale . Unë mendoj se në këtë mënyrë u lehtësohet ndjeshëm qasja qytetarëve për vaksinim, në të gjithë territorin e vendit tonë – tha Ministri.


Ministri theksoi se kjo periudhë përqendrohet në vaksinimin, si një mekanizëm që do të ndihmojë në rritjen e imunitetit kolektiv dhe parandalimin e një vale të re.Mekanizmat që kemi, fushatat, vaksinimi në terren, do të kontribuojnë që sa më shumë qytetarë të vaksinohen. Ndoshta do të ketë shtame të reja të virusit, do të ketë mutacione të reja, por ne nuk mund të jetojmë me kufizime. Kudo në rajon, në të gjithë Evropën, ka pothuajse të gjitha mutacionet e virusit. Kjo është arsyeja pse ne kemi këtë qasje, tani ne përdorim këtë mjet – vaksinat, të cilat nuk i kemi pasur vitin e kaluar, kështu që ne do të mbrohemi nga të gjitha llojet – tha Filipçe.

Сподели на:

Related Posts