GJENDJA ME KORONAVIRUS NË VEND DERI ORA 11.00 -KËTË MËNGJES NUK JANË REGJISTRUAR PACIENTË TË RINJË ME KORONAVIRUS

Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk janë regjistruar pacientë të rinj me koronavirus këtë mëngjes.
Mbrëmë, si pjesë e skriningut, u kryen testime mbi 22 persona me indikacione më të gjera. Të gjitha 22 testet janë negative për virusin
Vendi ka 42 persona të infektuar nga virusi. Pacientët janë të qëndrueshëm dhe asnjë prej tyre nuk është përkeqësuar.
Gjatë ditës, epidemiologët do të punojnë për hartografimin e kontakteve të pacientëve që u diagnostikuan dje me koronavirus, dhe një pediatër nga Shkupi po niset për në Dibër.
Avionët që zbarkuan në Shkup dje para mbylljes në aeroport nuk kishin pasagjerë të dyshuar për sëmundje. Të gjithë pasagjerët janë në izolim të detyrueshëm.

Сподели на:

Related Posts