GJENDJA ME KORONAVIRUSIN DERI NË ORA 12:00 -JANË REGJISTRUAR 24 RASTE TË REJA NË VENDIN TONË-GJITHËSEJ JANË DIAGNOSTIKUAR 201 PACIENTË

Ministria e shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve te fundit janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus në vendë.
Sipas qyteteve:Shkupi (15), Kumanova (4), Dibra (2), Ohri (1) Shtipi (1), Tetova (1). Me këtë numrin i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 është 201 persona deri në orën 12.00 sot .

Sipas vendbanimit,deri më tani rastet me KOVID-19 janë regjistruar në:

  • Shkup (123)
  • Dibër (43) nga të cilat 2 vdiqën
  • Kumanova (15) nga të cilat 1 vdiq
  • Shtip (8)
  • Velesi (3)
  • Ohër (3)
  • Kavadari (2)
  • Prilep (2)
  • Gostivar (1)
  • Tetovë (1)

Klinika për sëmundje infektive dhe gjendjes febrile ka regjistruar 2 pacientë të cilët kishin rezultate negative nga dy testet e kontrollit me KOVID-19.Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për trajtim në shtëpi. Deri më tani në vendin tonë ka pasur 3 pacientë të shëruar dhe 3 të vdekur.

Share This Article :

Related Posts