GJITHSEJ JANË APLIKUAR 290.829 DOZA TË VAKSINAVE ,NDËRSA JANË RIVAKSINUAR 59.815 PERSONA

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.Gjthsej janë aplikuar  290.829 doza të vaksinave, ndërsa 59.815
qytetarë janë rivaksinuar.

☑️ Dje janë vaksinuar gjithsej 11.598 qytetarë.
☑️ Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 2.504 qytetarë.
☑️ Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 427.535 qytetarë.

✅ Sipas të dhënave të fundit, 47% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

✅ Sipas të dhënave të fundit, 41% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

👉 Regjistrohuni në vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim.

Сподели на:

Related Posts