JANË REGJISTRUAR 46 RASTE TË REJA ME KOVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIFIKUARVE ËSHTË 430 PERSONA, NË KLINIKËN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE GJENDJES FIBRILE VDIQËN 2 PERSONA-3 PACIENTË TË SHËRUAR LËSHOHEN NË SHTËPI

Ministria e Shëndetësisë raporton se dy pacientë vdiqën në Klinikën Infektive dhe Gjendje Febrile.Një pacient në moshën 70 vjeç nga Kumanova i cili kishte hipertension dhe dobësim të zemrës sipas komorbiditetit,dhe rezultati i tij për Kovid-19 ende nuk është gati.Tjetri është një pacient 68-vjeçar nga një fshat afër Tetovës që kishte hipertension arterial.

Sot Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, bëri cregjistrimin e tre pacientëve tek të cilet dy testet e kontrollit për Kovid-19 ishin negativ.

Gjatë 24 orëve të kaluara,në vendin tonë janë regjistruar 46 raste të reja të koronavirusit. Sipas qyteteve: Shkupi-13, Kumanova-23, Dibër-2, Prilep-1, Tetovë-2, Veles-2, Gostivar-1, Gjevgjeli-2.

Kjo vendos numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 në 430.Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:

Shkup – 208

Kumanovë -85

Dibër – 49

Shtip 15

Prilep – 22

Tetovë – 15

Strugë – 9

Velesi – 8

Manastir – 4

Ohër – 3

Kavadar- 2

Gostivar – 2

Gjevgjeli – 4

Strumicë-1

Kriva Palankë- 2

Kocani – 1

Gjatë ditës dhe natës së kaluar janë kryer 389 teste , përfshirë përmes IPH-222, përmes Fakultetit të Veterinarisë – 13, Avicenna – 22, Biotek – 20, dhe Philip II (Zhan Mitrev) – 112. Deri më tani në vend janë kryer 4,506 teste.

Ministria e Shëndetësisë informon se mes rasteve të konfirmuara nga Kumanova, ka edhe punonjës shëndetësorë të konfirmuar pozitiv me Kovid-19 nga spitali në Kumanovë, për të cilin Ministri i Shëndetësisë Ass.Doc. Dr. Venko Filipçe do të informojë gjithashtu në konferencën e rregullt për shtyp.

Share This Article :

Related Posts