JANË REGJISTRUAR 53 RASTE TË REJA ME KOVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIFIKUARVE ËSHTË 483 PERSONA,NË STATISTIKËN DITORE JANË REGJISTRUAR 5 PERSONA TË VDEKUR NGA KORONAVIRUSI

Ministria e Shëndetësisë informon se dy pacientë me koronavirus, një grua 71-vjeçare nga Llabunishta (Struga) dhe një burrë 77 vjeç nga Kumanova të cilët ishin të shtruar në spital në një gjendje tejet të rëndë vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile në Shkup.

Instituti i shëndetit publik informon për dy vdekje të tjera, një banor nga Velesi  i cili vdiq disa ditë më parë, kurse rezultati i tij pozitiv u dëshmua pas vdekjes dhe një shtetas i huaj që jetoi në Shkup për 4 muaj. Ministria gjithashtu kujton se pacienti nga Kumanova që vdiq më 2 prill në Klinikën e Sëmundjeve Infektive,  rezultati pozitiv i të cilit me Kovid – 19 u konfirmua dje pasdite si një rast i një pacienti pozitiv dhe të vdekur, kurse në raportin e statistikave të ISHP-së do të regjistrohet sotë.Me këtë, në statistikat e sotme janë regjistruar 5 të vdekur nga Kovid-19.

Për momentin, 61 pacientë janë shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, 11 prej tyre janë në ventilim mekanik.

Në 24 orë, 53 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në vend. Sipas qyteteve: Shkupi -13, Kumanova -8, Shtipi -5, Prilep – 2, Struga – 14, Tetova – 2, Velesi – 1, Gostivar – 2 dhe Koçani – 6.

Kjo vendos numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 në 483.Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:
Shkup – 221
Kumanovë -93
Dibër – 49
Shtip -20
Prilep – 24
Tetovë – 17
Strugë – 23
Velesi – 9
Manastir – 4
Ohër – 3
Kavadar- 2
Gostivar – 4
Gjevgjeli – 4
Strumicë-1
Kriva Palankë- 2 dhe
Kocani – 7

414 teste janë kryer gjatë 24 orëve të kaluara ,të përfshiera përmes IPSH-240,përmes Fakultetit të Veterinarisë – 25, Avicenna – 22, Bioteh – 0, dhe Philip II (Zhan Mitrev) -127 .

Deri më tani, janë kryer gjithsejtë 4,920 teste të Kovid-19 në vend.

Share This Article :

Related Posts