JANË REGJISTRUAR 7 RASTE TË REJA ME COVID -19 NUMRI I PËRGJITHSHËM I RASTEVE TË DIAGNOSTIKUARA ËSHTË 1231, TË RIKUPERUAR 24 PACIENTË-NDËRROI JETË 1 PACIENTË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 24 pacientë të rikuperuar që ishin në mjekim shtëpiak. Pacientët e rikuperuar janë regjistruar në: Shkup – 4, Dibër – 4, Strumicë – 1, Kumanovë – 1, Shtip – 3, Prilep – 3, Koçanë – 5 dhe Tetovë – 3.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 7 raste të reja me Covid-19. Sipas qyteteve: Kumanovë – 2, Tetovë – 3 dhe Koçanë – 2.

Ndërsa raporti i djeshëm i ISHP-së dyfishoi një test kontrolli të një pacienti nga Koçani, sot u bë një korrigjim në mënyrë që numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë të jetë 1231, dhe shpërndarja e fundit sipas qyteteve është:

Shkup – 411
Kumanovë – 340
Dibër – 51
Shtip-34
Prilep –117
Tetovë – 60
Strugë – 55
Veles – 59
Manastir –17
Ohër –15
Kavadari – 4
Gostivar –13
Gjevgjeli – 4
Strumicë – 2
Kriva Palankë-4
Radovishë – 4
Krushevë – 3
Koçanë – 28
Probishtip – 2
Kërçovë – 2
Negotin -2
Demir Hisar – 1
Makedonski Brod -2
Pehçevë- 1

Në spitalin “8 Shtator” ndërroi jetë një pacientë në moshën 70 vjeç nga Labunishta . Në gjendje kritike, pacienti u hospitalizua në spital më 8 Prill dhe u vendos menjëherë në pajisje për frymëmarrje -respirator.

Në 24 orët e kaluara janë kryer 314 teste , deri më tani gjithësej në vend janë kryer 11870 testime për koronavirusin .

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjithësej janë të hospitalizuar 60 pacientë. Nga këto, 18 janë në mbështetje të oksigjenit dhe 4 janë në ventilim mekanik.


Në spitalin “8 Shtator” janë të hospitalizuar 45 pacientë .Me një pasqyrë klinike më të rëndë janë 7 pacientë dhe 5 pacientë janë në pajisje për frymëmarrje-respirator .

Në spitalin e Manastir gjithësej janë të hospitalizuar 13 pacientë, dhe gjendja e 15 pacientëve të tjerë monitorohet që janë në mjekim shtëpiak .
Në spitalin e Shtipit 4 janë të hospitalizuar 4 pacientë , dhe gjendja e 19 pacientë të tjerë monitorohet që janë në mjekim shtëpiak

Сподели на:

Related Posts