JANË REGJISTRUAR 824 RASTE TË REJA TË COVID-19 – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 146.733, 682 PACIENTË JANË RIKUPERUAR –31 PERSONA KANË NDËRRUAR JETË

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik:

Gjatë  24 orëve të  fundit, janë kryer 3.988 teste, dhe 824 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:Shkup – 313, Kumanovë – 75, Manastir – 59, Prilep – 46, Tetovë, Veles dhe Kavadar –nga  30 raste, Shtip dhe Strumicë – nga 29 ,Gostivar – 24, Ohër – 20, Kërçovë – 16, Sveti Nikollë – 15, Gjevgjeli – 14, Dellçevë – 13, Bogdanci – 9, Negotinë – 8, Strugë, Koçanë, Kriva Pallankë dhe Vinicë – nga 7, Resnje dhe Valandovë –nga  6, Radovish – 5, Berovë, Pehçevë dhe Makedonska Kamenicë – nga 4, Krushevë dhe Kratovë – nga 2, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Dojran –nga  1 .

Janë regjistruar 682 pacientë të rikuperuar nga:Shkup – 285, Kavadar- 57, Prilep – 49, Kumanovë – 45, Manastir – 31, Gostivar – 29, Veles – 24, Tetovë dhe Kërçovë -nga 20, Negotinë – 19, Gjevgjeli – 18, Shtip – 16, Strumicë – 14 , Koçanë – 10, Valandovë – 9, Berovë – 8, Sveti Nikollë – 7, Demir Kapijë – 4, Resnje, Probishtip dhe Vinicë – nga 3, Ohër, Radovish dhe Makedonski Brod -nga 2 ,Strugë dhe Dojran – nga 1 .

Janë raportuar gjithsej 31 vdekje: 12 nga Shkupi (50, 52, 61, 62, 63, 64, 64, 68, 74, 75, 77 dhe 79 vjeç), 3 nga Kumanova (70, 75 dhe 75) ,3 nga Ohri (65, 72 dhe 87), 2 nga Prilepi (67 dhe 80) dhe 1 nga Manastiri (38),1 nga Vinica (62),1 nga Gostivari (83),1 nga  Dibra (75),1 nga Kavadari (63), 1 ngaKratova (75) , 1 nga Probishtipi (85), 1 ngaRadovishi (79),1 nga  Resnja (67), 1 nga Sveti Nikolë (69) dhe 1 nga  Tetova (71).

Nga pacientët e raportuar, njëri ka ndërruar jetë në shtëpi dhe 30 të tjerët kanë ndërruar jetë në spital.Janë  raportuar 7 pacientë të cilët kanë ndërruar jetë gjatë muajit mars.

Janë kryer 3.988 teste përmes: ISHP – 526, QSHP Shkup – 79, QSHP Manastir – 69, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendjes Febrile- 1, Mjekësia Ligjore – 7, Laboratori i Spitalit Kozle – 0, KU Pulmonologji me Alergologji – 1, SP 8 Shtatori -16, Instituti i Mikrobiologjisë – 71, MANU – 129, Zhan Mitrev (Philip II) – 143, Avicena – 293, Biotek – 323, Sistina – 247, Laborator Laor – 548, Sinlab – 132, Remedika – 66, Plodnost- 60 , Genea – 3, Objektet shëndetësore publike dhе Objektet shëndetësore private (teste të shpejta)  – gjithsej 1.274.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej  688.876 teste të Covid-19.

Сподели на:

Related Posts