JANË REGJISTRUAR 44 RASTE TË REJA – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIFIKUARVE ËSHTË 329 PERSONA, NË KLINIKËN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE GJENDJE FIBRILE VDIQËN 2 PERSONA

  
   JANË  TEGJISTRUAR 44 RASTE TË  REJA – NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIFIKUARVE ËSHTË  329 PERSONA, NË KLINIKËN E SËMUNDJEVE INFEKTIVE  DHE FIBRILE VDIQËN 2 PERSONA

  
Ministria e Shëndetësisë raporton se dy pacientë të gjinis mashkullore  vdiqën në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nga virusi  Kovid-19, një në moshën 45 vjeç nga Kumanova dhe tjetri në moshën 78 vjeç nga Dibra.


I ndjeri nga Kumanova kishte diabet, fibrilacion atrial, hipertension dhe obezitet, ndërsa i ndjeri nga Dibra kishte  (Bronhit Kronik Obstruktiv) dhe hipertension dhe mori trajtim për të dy sëmundjet kronike.Në 24 orët e kaluara janë realizuar 392 teste dhe konfirmuar 44 raste të reja të koronavirusit në vend. Sipas qyteteve:  Kumanova – 23, Shkupi – 11,Tetova – 4,Manastiri – 3, Struga – 2 dhe Prilep – 1.


Kjo vendos numrin e përgjithshëm të pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 në numër të përgjithshëm  329 deri më sot. Sipas vendbanimit, deri më tani rastet e COVID-19 janë regjistruar në:
• Shkup – 175
• Dibër – 47
• Kumanovë – 47
• Shtip – 14
• Tetovë – 10
• Prilep – 10
• Strugë – 7
• Velesi – 6
• Manastir – 4
• Ohër – 3
• Kavadari – 2
• Gostivar – 1
• Kriva Palanka – 1
• Strumic – 1
• Gjevgjeli – 1


Nga 392 teste të kryera gjatë ditës dhe natës gjatë 24 orëve : 262 janë bërë përmes ISHP-së, 26 përmes Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, 24 përmes Laboratorit Biotech dhe 80 përmes Spitalit Philip II (Zhan Mitrev). Deri më tani, janë kryer gjithsej 3.518 teste KOVID-19

Share This Article :

Related Posts