JAVËN E KALUAR ASNJË I VAKSINUAR MES TË VDEKURVE NGA COVID-19, 87.1% TË PAVAKSINUAR NË MESIN E RASTEVE TË REJA

Ministria e Shëndetësisë fillon me analiza të rregullta javore, të cilat do t’i publikojë çdo të Premte, dhe i referohet përqindjes së të vaksinuarve në mesin e rasteve pozitive dhe vdekjeve me Covid-19 në vend. Në këtë analizë, të vaksinuar konsiderohen personat që janë vaksinuar me dy doza dhe kanë kaluar të paktën 14 ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Në periudhën 06.08 deri në 12.08.2021 në territorin e vendit 3.497 qytetarë ishin pozitivë nga testimi, nga të cilët 450 ishin plotësisht të vaksinuar, pra vetëm 12,8%. Një përqindje e madhe, deri në 87.1% ose 3.047 qytetarë me Covid-19 pozitiv nuk u vaksinuan. Vdekshmëria tek të pavaksinuarit është 100%, tregon analiza. Në një periudhë prej një jave në territorin e vendit, 25 persona vdiqën me Covid-19, asnjëri prej tyre nuk u vaksinua.

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, parandalon sëmundjet e rënda dhe mbron nga vdekja. Ministria e Shëndetësisë apelon që qytetarët të vaksinohen, vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë imunitet kolektiv dhe do të parandalojmë përhapjen e mutacioneve SarsKov2.

Сподели на:

Related Posts