KA FILLUAR VAKSINIMI KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Ministria e Shëndetësisë informon se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon sot.Qytetarët mund të caktojnë takime për vaksinime falas përmes mjekut të tyre të përgjithshëm.

Sot vaksinimi fillon në Shtëpit e shëndetit në Shkup, Veles, Negotinë dhe në spitalin e përgjithshëm në Kavadar; nesër në Shtëpit e shëndetit në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Strugë, Vevçan, Makedonski Brod, Rostush dhe në Spitalin e Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Dibër ; të Enjten në Shtëpit e shëndetit në Manastir, Prilep, Krushevë, Resnjë, Demir Hisar, Sveti Nikolë, Radovish,Strumicë,Shtip, Vallandovë dhe në Spitalin e Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar në Gjevgjeli, ndërsa të Premten në Shtëpit e shëndetit në Kumanovë, Kratovë, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vinicë, Probishtip, Pehçevë dhe Koçan.

Këtë vit, 40,000 doza të vaksinave sezonale të gripit janë prokuruar për vaksinim falas, 12,000 më shumë se sezonin e kaluar.

Ministri i Shëndetësisë Doc.dr.Venko Filipçe sot në një deklaratë për media theksoi se ky është viti i tretë me radhë që siguron një sasi adekuate për disa kategori të qytetarëve, përkatësisht personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, punonjësve shëndetësor dhe fëmijëve deri në 5 vjeç.

Qendrat e Shëndetit Publik prokurojnë vaksina për përdorim komercial nga buxheti i tyre, të cilat janë gjithashtu në dispozicion të qytetarëve që nga sot.

Çdo vit interesi për vaksinim kundër gripit sezonal po rritet, veçanërisht tek të sëmurët kronikë dhe të moshuarit të cilët për shkak të përvojës pozitive nga vitet e mëparshme, vaksinohen rregullisht. Ministria e Shëndetësisë ju kujton se mënyra më efektive për të parandaluar sëmundjen dhe format e saj të rënda është imunizimi, veçanërisht në një kohë kur po përballemi me një pandemi të koronavirusit.

Сподели на:

Related Posts