MAKINË E RE RADIOTERAPIE (PËRSHPEJTUES LINEAR) ËSHTË VENDOSUR NË FUNKSION PËR PACIENTËT ME SËMUNDJE MALINJE NË KLINIKËN E RADIOTERAPISË DHE ONKOLOGJISË

Makinë e re radioterapie (përshpejtues linear) është vendosur në funksion për pacientët me sëmundje malinje në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Me këtë rast, sot e vizitova Klinikën, ku së bashku me drejtorin, dr. Nikolla Vasev, e vizituam hapësirën ku ndodhet kjo makinë radioterapie bashkëkohore, e cila siguron sukses të madh në trajtimin e sëmundjeve kancerogjene, ndërsa kështu shkurtohet edhe koha e përgatitjes së pacientit.Me përshpejtuesin linear, po ashtu, prezantohet një teknikë e re e radioterapisë – terapi me hark të moduluar në mënyrë voluminoze (VМАТ), duke e mbuluar tumorin dhe zonën e rrezikut rreth tij.Makina e re është siguruar me mjete nga Ministria e Shëndetësisë, përmes furnizimit publik në vlerë prej 108 milionë denarësh. Vazhdojmë me investime në avancimin e punës së institucioneve publike shëndetësore

Сподели на:

Related Posts