MBËSHTETJE PSIKOLOGJIKE ME TELEFON EDHE PËR SHTATËZËNAT DHE LEHONAT, PERSONAT ME VËSHTËRSI NË TË FOLURIT DHE TË TË DËGJUARIT , MBËSHTETJE PSIKOLOGJIKE EDHE NË GJUHËN SHQIPE GJATË PERIUDHËS ME MENAXHIMIN, PËRBALLIMIN ME KORONAVIRUSIN

Ministria e Shëndetësisë informon se në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë janë hapur 3 numra të rinj telefonikë për mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna dhe lehonat, personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit dhe të zërit, si dhe mbështetje psikologjike për personat që vetëizolohen do të jete edhe në gjuhën shqipe gjatë kësaj periudhe që kemi të bëjmë me KOVID-19 në Republikën e Maqedonisë Veriore. Në numrat e telefonit përgjigjen ekspertë psikiatrik nga Klinika.

  • 078 / 378-766 – Gratë shtatzëna dhe lehonat që kanë nevojë për mbështetje psikologjike mund të këshillohen nga ora 09:00 deri ora 16:00;
  • 072 / 919-009 – Personat me çrregullime të dëgjimit, të të folurit dhe të zërit mund të këshillohen nga ora 09:00 deri ora 16:00 në këtë numër telefoni përmes aplikacionit “Viber”;
  • 070 / 291-657 -Është në dispozicion ndihmа psikologjike edhe në gjuhën shqipe për personat që janë në vetëizolim në këtë numër telefoni nga ora 09:00 deri ora 16:00.

Si kujtesë, funksionojnë edhe numra të tjerë të mbështetjes psikologjike.

Prindërit e fëmijëve parashkollorë dhe të moshës shkollore mund të telefonojnë në numrin 072 / 912-676.

Të rriturit që janë në vetëizolim mund të kërkojnë mbështetje psikologjike në numrin 072 / 919-009.

Kontakti telefonik i të rriturve në vetëizolim dhe atyre me çrregullime dëgjimi, të të folurit dhe të zërit është i njëjtë, por komunikimi për personat e dytë është vetëm përmes aplikacionit Viber.

Në bashkëpunim me UNICEF-in dhe në partneritet me Klinikën universitare të psikiatrisë, janë vendosur linja shtesë të mbështetjes psikologjike për prindërit dhe vetë fëmijët e moshës shkollore, çdo ditë pune ngaora 09:00 deri ora 16:00:

  • 078 / 378-728 – Për adoleshentët dhe prindërit e tyre
  • 070 / 291-574 – Për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Kujdesi shëndetësor mendor është po aq i rëndësishëm sa edhe kujdesi shëndetësor fizik në kushte të një pandemie.

Share This Article :

Related Posts