MILOSHEV: MASAT PËR MENAXHIMIN ME KORONAVIRUSIN DHAN REZULTATE POZITIVE

Sekretari i Shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Dr. Vladimir Miloshev mori pjesë në një video-konferencë ndërkombëtare për shkëmbimin e masave për parandalimin dhe kontrollin, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe sfidave në diagnostikimin dhe trajtimin, ekuilibrin midis aktivitetit normal ekonomik dhe shoqëror, dhe nevojave të kontrollit epidemiologjik, të lidhura me koronavirusin në të gjithë botën.

“Ne kemi vendosur masat për trajtimin e koronavirusit në drejtimin e duhur, në kohën e duhur dhe me një organizim të mirë, dhe e gjithë kjo ka dhënë rezultate pozitive. Në bashkëpunim me ekspertët e Komisionit për sëmundje infektive, epidemiologët si dhe në konsultim me punonjësit në institucionet e shëndetit publik ne vendosëm themelet që në fillim të cilat ishin shumë kufizuese, por arritëm rezultatet e pritura. Në çdo moment ne ndiqnim trendet nga vendet e tjera dhe rishikonim skenarët pozitiv dhe negativ dhe reaguam në përputhje me rrethanat. Deri më tani jemi të kënaqur me rezultatet dhe mbetemi me shpresë se situata me koronavirusin do të përmirësohet, me një numër të zvogëluar të sapo diagnostikuar dhe me qëllim të përmirësimit të trajtimit të pacientëve tashmë të sëmurë, si dhe të punojmë për gjetjen e një kure për këtë virus, tha Sekretari Milloshev.

Në video-konferencë morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Letonia, Lituania, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia dhe Sllovenia, të cilët prezantuan përvojat e tyre në vendet e tyre. Të gjithë zyrtarët theksuan se vetëm me qasjen e koordinuar të të gjitha vendeve në veprime të mëtejshme në trajtimin e situatës me koronavirusin mund të kapërcehet më shpejt kjo krizë globale shëndetësore.

Share This Article :

Related Posts