MINISTRI I SHËNDETËSIS BEKIM SALI U TAKUA ME AMBASADORIN E REPUBLIKËS SË ITALISË,ANDREA SILVESTRI

Në frymën e mbështetjes tradicionale të Italisë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë ka qenë takimi i sotëm i Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri. Në takim, Ministri Sali shprehu mirënjohjen për dhurimin e 250.380 vaksinave nga kompania “Pfizer”, me qëllim rritjen e mbulimit të imunizimit në vendin tonë.Po ashtu, është duke u zhvilluar faza e fundit e Programit për racionalizimin dhe modernizimin e teknologjisë biomjekësore në sektorin e shëndetësisë në RMV, e cila realizohet me kredinë që Italia ia dha Maqedonisë së Veriut për blerjen e pajisjeve moderne në vlerë totale mbi dy milion e gjysmë euro.Ngritja e bashkëpunimit në disa segmente në sistemin shëndetësor dhe shkëmbimi i përvojave me mjekë nga Italia ishin gjithashtu pjesë e temave të këtij takimi.

Сподели на:

Related Posts