MINISTRI I SHËNDETËSISË DR. BEKIM SALI, SOT REALIZOI TAKIM ME DR. ANEE JOHANSE, PËRFAQËSUESE SPECIALE E DREJTORIT RAJONAL TË OBSH-SË PËR EUROPËN PËR MAQEDONINË

Ministri i Shëndetësisë Dr. Bekim Sali, sot realizoi takim me Dr. Anee Johanse, përfaqësuese speciale e Drejtorit Rajonal të OBSH-së për Europën për Maqedoninë e Veriut dhe ud. Shefe e Zyrës së OBSH-së në Shkup. Në këtë takim u bisedua për aktivitetet e ardhshme për të mbështetur reagimin kombëtar ndaj KOVID-19 dhe për të forcuar sistemin shëndetësor në tërësi.Në takim, ministri Sali shprehu mirënjohjen e sinqertë për angazhimin e deritanishëm të OBSH-së.”Besoj se edhe në periudhën e ardhshme kjo mbështetje do të vazhdojë në drejtim të përmirësimit dhe forcimit të kapaciteteve në interes të mbrojtjes së shëndetit të të gjithë qytetarëve tanë”, tha ministri.Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për përmirësimin e mëtejshëm të shëndetit publik në vend.

Сподели на:

Related Posts