MINISTRI SALI E VIZITOJ SPITALIN E PËRGJITHSHËM TË QYTETIT “8 SHTATORI ” – GJATË KËTIJ VITI JANË KRYER 36 MIJË EKZAMINIME DHE JANË HOSPITALIZUAR 7000 PACIENTË POZITIVË ME COVID

Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” tashmë prej dy vitesh trajtohen dhe mjekohen, ditë e natë, pacientët me COVID-19. Kjo ka qenë arsyeja e vizitës së sotme të ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali, në këtë institucion, i cili prej dy vitesh funksionon si qendër COVID.

“Nga ky këndvështrim, mund të thuhet se SPQ “8 Shtatori” në periudhën e kaluar është përballur me një sfidë jashtëzakonisht të madhe, së cilës i është përgjigjur me sukses dhe me kapacitet të plotë, duke qenë se SPQ “8 Shtatori” është plotësisht i pajisur dhe i gatshëm për të kryer trajtim të plotë diagnostiko-terapeutik, me pajisje mjekësore moderne dhe staf profesional të trajnuar.Kapaciteti i këtij institucioni në vazhdimësi po forcohet. Kështu, me grantin socio-ekonomik të Ambasadës së Japonisë, në vlerë të përgjithshme prej 813 mijë eurosh, për këtë institucion sigurohen pajisje të reja mjekësore për trajtimin e pacientëve post-COVID, ndërsa në fund të vitit do të vijojë fuqizimi shtesë në këtë segment”, tha Ministri Sal

Në këtë takim, drejtori i Spitalit, Dr. Hristijan Kostov, e informoi ministrin Sali se gjatë këtij viti janë kryer 36 mijë ekzaminime në tre klinikat infektive dhe në Qendrën e Triazhit të pacientëve pozitivë me COVID ose të dyshuar për virus. Gjatë muajve të fundit, në spital janë hospitalizuar 7000 pacientë pozitivë me COVID. Në kuadër të trajtimit dhe mjekimit të këtyre pacientëve janë kryer 17.600 analiza biokimike dhe 21.100 analiza të transfuzionit të gjakut (hemostazë me D Dimerë).

Сподели на:

Related Posts