NGA SOT FUNKSIONON PIKA E TESTIMIT EDHE NË POLIKLINIKËN ” MLIN BALLKAN” – RRITEN KAPACITETET E TESTIMEVE PËR KORONAVIRUSIN

Ministria e Shëndetësisë informon se pika e testimeve të koronavirusit në Poliklinikën “Mlin Ballkan” kanë filluar të funksionojë që sot.


Qytetarët e Shkupit mund të testohen në katër pikat e kontrollit në: Poliklinikën Jane Sandanski, Çento, Çair dhe Mlin Ballkan.Kjo ka dyfishuar kapacitetin e testimeve në Shkup.
Që nga java e kaluar ka pasur pika testimi në këto qytete : Shtip, Tetovë, Strumicë, Prilep, Ohër, Kumanovë, Koçani, Manastir, Veles, Kavadar,Gjevgjeli dhe Strugë.
Qytetarët do të shkojnë vetëm në një pikë kontrolli në kohën e caktuar, të caktuar përmes mjekut të tyre amë, dhe mos shkojnë direkt në pikën e kontrollit.
Qytetarët që kanë simptoma të COVID-19 dhe ata që nuk kanë simptoma duhet të kontaktojnë mjekun e tyre amë të dhe t’i përgjigjen sondazhit epidemiologjik me saktësi dhe vërtetësi.Prandaj mjeku amë bazuar në një vlerësim të gjendjes shëndetësore dhe të dhënave cakton testimin-duke treguar nëse pacienti ka nevojë për testime.

Në këtë proces, janë përfshirë rreth 1.200 mjekë të cilët janë përgjegjës për monitorimin e pacientëve.
Deri në fund të javës punktet nëpër Shtëpit e shëndetit në mbarë shtetin do të fillojnë të punojnë varësishtë nga madhësia e qytetit, që në të vërtetë nënkupton një rritje të trefishtë, sipas Ministrit të Shëndetësisë Doc. dr. Venko Filipçe.


Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të japin informacion të besueshëm dhe të sakta në anketimin epidemiologjikë për gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe të respektojnë masat e institucioneve kompetente për mbrojtje nga koronavirusi.

Share This Article :

Related Posts