PANEL DISKUTIMI ME TEMË „E ARDHMJA TANI“

Mjekët e rinj dhe specializantët janë e ardhmja e sistemit shëndetësor. Ata e hapin rrugën e zhvillimit profesional, si dhe rrugën në të cilën do të zhvillohet sistemi shëndetësor në të ardhmen. – potencoi ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali në panel-diskutimin e sontëm „E ardhmja tani“, nën organizim të Shoqatës së Mjekëve Specializantë.

– Është veçanërisht e rëndësishme të flasim për kushtet e punës së mjekëve, për stimulimin dhe motivimin e tyre për të qëndruar në vend dhe për t’i zbatuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale këtu. Në këtë drejtim ne realizojmë investime të shumta për furnizim me pajisje të reja mjekësore dhe investime në infrastrukturë. – përfundoi ministri Sali në fjalimin e tij.

Сподели на:

Related Posts