PËR GRUPET E RREZIKUT VAKSINIMI ËSHTË NJË PËRPARËSI DHE ËSHTË E REKOMANDUAR

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, pati takim me drejtorët e Shtëpive të shëndetit nga i gjithë vendi, ku u diskutua për vaksinimin kundër Covid-19. Organizimi dhe zbatimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-19 është me rëndësie të veçantë dhe përfshin disa palë të interesuara në vend, tha Filipçe.

  • Për vaksinimin e qytetarëve, do të përdoren pikat ekzistuese të vaksinimit në Shtëpit e shëndetit në të gjithë vendin, spitalet dhe objektet e tjera shëndetësore, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo Shtëpi Shëndeti duhet të paraqesë një raport pas një inspektimi të mjediseve njerëzore në dispozicion të saj, si dhe një inspektimi të detyrueshëm të pajisjeve teknike dhe funksionalitetit të tyre.Gjithashtu, çdo SHSH duhet të caktojë një person përgjegjës për koordinimin dhe organizimin e vaksinimit me Covid-19, tha Filipçe.

Shtëpit e shëndetit do të marrin një pyetësor ku do të duhet të deklarojnë në detaje numrin e stafit të vaksinimit, trajnimin e tyre, numrin e pikave të vaksinimit, sa ndërrime punojnë gjatë ditëve të javës dhe fundjavave, si dhe sa nga stafi morën pjesë në trajnimet për mirëmbajtjen e “zinxhirit të ftohtë”. tha profesoresha Aleksandra Grozdanova, Presidente e Komitetit të Imunizimit.Në një prezantim ekspert video, profesor Grozdanova u shpjegoi drejtorëve të SHSH disa segmente kryesore të procesit të vaksinimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinës, mënyrën e aplikimit, procesin e vaksinimit, si do të planifikohet vaksinimi përmes sistemit Termini im .

  • Është instaluar një modul i veçantë i vaksinës Covid-19, identik me atë që përdoret tani për vaksinat e tjera. Për kolegët tanë në pikat e vaksinimit, do të jetë një procedurë standarde për dhënien e një vaksine, megjithatë, sepse është një vaksinë e re, do të organizohet një trajnim arsimor, tha prof. Dr. Grozdanova. Drejtorëve të Shtëpive të shënderit u tha që fillimi i vaksinimit nuk do të thotë ulje e menjëhershme e rrezikut të Covid-19, as nuk do të ketë ulje të menjëhershme të presionit mbi Shtëpit e shëndeti.Grupet me rrezik të lartë për Covid-19 do të vaksinohen si përparësi dhe për ta vaksinimi rekomandohet por jo i detyrueshëm.Vaksinimi për Covid-19 do të jetë falas për të gjithë qytetarët, dhe vendimi personal i secilit qytetar është nëse do të vaksinohet.
Сподели на:

Related Posts