POROSI PËR T’U MBROJTUR NGA DIELLI

1-2 Mund ta shijoni në mënyrë të sigurt jashtë. Vendosni syze dielli në ditët e ndritshme. Nëse keni djegie të lehtë, mbulojeni dhe përdorni krem kundër diellit SPF 30+.

Në dimër, reflektimi i borës pothuajse mund ta dyfishojë intensitetin UV.

3-5 Merrni masa paraprake nëse jeni jashtë, si për shembull të mbani kapele dhe syze dielli dhe të përdorni krem kundër diellit SPF 30+. Zvogëlojeni ekspozimin tuaj ndaj rrezatimit diellor më intensiv UV, duke kërkuar hije gjatë orëve të mesditës.

6-7 Nevojitet mbrojtje prej dëmtimit nga dielli. Vendosni kapelë me buzë të gjerë dhe syze dielli, përdorni krem kundër diellit SPF 30+ dhe vishni këmishë me mëngë të gjata dhe pantallona që janë përshtatshme. Zvogëlojeni ekspozimin tuaj ndaj rrezatimit diellor më intensiv UV, duke kërkuar hije gjatë orëve të paraditës.

8-10 Nevojitet mbrojtje prej dëmtimit nga dielli. Nëse duhet të jeni jashtë gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, ndërmerrni hapa për ta reduktuar ekspozimin tuaj në diell. Këmisha, kapela dhe kremi kundër diellit janë të domosdoshëm, por sigurohuni që të jeni në hije. Vizitorët në plazh duhet të jenë të vetëdijshëm se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të ndritshme reflektojnë UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin ndaj UV.

11+ Nevojitet mbrojtje prej dëmtimit nga dielli. Nëse duhet të jeni jashtë gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në orën 16:00, ndërmerrni hapa për të reduktuar ekspozimin tuaj në diell. Këmisha, kapela dhe kremi kundër diellit janë të domosdoshëm, por sigurohuni që të jeni nën hije. Vizitorët në plazh duhet të jenë të vetëdijshëm se rëra e bardhë dhe sipërfaqet e tjera të ndritshme reflektojnë UV dhe mund ta dyfishojnë ekspozimin ndaj UV-së

Сподели на:

Related Posts