PROJEKTI “MIRËSEVJEN BEBE” ËSHTË NË DISPOZICION NË TË GJITHA MATERNITETET NË VEND

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Goce Cakarovski, së bashku me drejtorin për librat amë të Republikës së Maqedonisë, Gjoko Kotevski dhe përfaqësuesit e Termini Im, sot vizituan Spitalin e përgjithshëm Kumanovë për disperzimin e projektit “Mirësevjen bebe” në spitalet e lindjes në të gjithë vendin , ku prindërit e rinj në të gjitha 17 spitalet e lindjes në vend kanë mundësi të marrin çertifikatën e lindjes së fëmijës deri sa nëna është ende në qendrën e lindjes.

-Nënave u ofrohet mundësia që brenda 48 orëve të marrin çertifikatën e lindjes nga reparti i lindjes. Kushti është që të paraqesin letërnjoftimet e të dy prindërve, të cilët duhet të kenë një emër të caktuar të fëmijës. Për këtë qëllim, një ekip nga Termini Im vizitoi të gjitha maternitetet në vend në periudhën e kaluar, u mbajtën disa trajnime për punonjësit dhe në praktikë u testua lëshimi i çertifikatave për prindërit që dëshironin këtë gjë, deklaroi për mediat dr. Cakarovski.

Risia për të marrë çertifikatën e lindjes ende në maternitet u promovua dy javë më parë në Shkup dhe deri më tani janë lëshuar gjithsej – 91 certifikata të lindjes të të porsalindurve, të grave që kanë kryer lindjen në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës (KGJO) dhe në Spitalin special për gjinekologji dhe akusheri “Nënë Tereza” në Çair. Në Klinikën për gjinekologji, në total prej 466 foshnjave të sapolindura, shërbimi është përdorur nga 33 prindër dhe në SS Çair nga 391 të sapolindur, çertifikaë të lindjes kanë marrë 58 foshnja.
Ministria e Shëndetësisë e ka zbatuar këtë risi në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë – Administrata për librat amë.

Kjo risi lehtëson procedurën për lëshimin e çertifikatës së lindjes dhe u lejon prindërve të mos shkojnë në sportelet e institucioneve, por çertifikatën e lindjes për fëmijën e tyre ta marrin gjatë lëshimit nga materniteti, nëse ata shprehin dëshirë dhe nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm.

Share This Article :

Related Posts