RAPORTI I ISHP-SË PËR PERIUDHËN 2-8.11.2020 :NUMRI I PACIENTËVE ME COVID RRITET,FËMIJËT JANË MË PAK TË INFEKTUAR

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 2 në 8 nëntor 2020, numri i pacientëve me Covid është rritur. Gjithsej 19,719 materiale u testuan në laboratorët ku kryhet prova molekulare për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 13.3%, krahasuar me javën e kaluar. 7,280 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit, që është një rritje prej 25.5% krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 3,256; 44,7%), me një incidencë javore – 527,2 / 100,000. Në periudhën e përmendur, përqindja e pozitivëve nga personat e testuar është 37%. Personat e infektuar nga të gjithë grupmoshat janë të regjistruar.Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 1543, 21.2%).

Një numër i madh i pacientëve janë regjistruar tek personat në grupmoshat nga 30 deri 39 vjeç (n = 1452; 19,9%), nga 40 deri 49 vjeç (n = 1403; 19,3%), nga 50 deri 59 vjeç(n = 1401 ; 19.2%) dhe nga 20 deri 29 vjeç (n = 1090; 15.0%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët nga 0 në 9 vjeç (n = 120; 1.6%) dhe nga 10 në 19 vjeç (n = 252; 3.5%).

Lidhur me shpërndarjen sipas gjinisë, u raportuan 3,758 (51.6%) meshkuj dhe 3,522 (48.4%) femra. Pasi morën dy teste negative për praninë e SARS-CoV-2 ose duke përdorur algoritmin e ri, 3,114 njerëz u hospitalizuan ose u trajtuan në shtëpi, 852 më shumë se në javën e kaluar .

127 vdekje u raportuan nga 22 qytete, një rritje prej 41.1% krahasuar me javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 94 persona ishin mbi 60 vjeç, 19 persona të moshës 50 deri 59 vjeç, 9 vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç, 4 raste në grupmoshën nga 30 në 39 vjeç dhe 1 rast i moshës 20-29 vjet Nga vdekjet, 120 ose 94% janë hetuar në mënyrë epidemiologjike.

Raporti i hollësishëm i Institutit të Shëndetit Publik mbi situatën me Covid-19 për periudhën nga 2 deri më 8.11.2020. si dhe situata kumulative me Covid-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut është publikuar në uebfaqen e Institutit të Shëndetit Publik: http://iph.mk/sq/

Сподели на:

Related Posts