SALI: JEMI TË FOKUSUAR NË PËRMIRËSIMIN E CILËSISË SË KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR

Është mbajtur takim pune në Ministrinë e Financave me mbështetjen e Zyrës Rajonale të Bankës Botërore në RMV. Në takimin me Fadia Sadah, drejtoreshë e zhvillimit njerëzor për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, tema kryesore ishte forcimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor përmes investimeve në tre sektorët themelorë: shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale.

– Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e cilësisë së kujdesit primar shëndetësor, i cili është në përputhje me Strategjinë e Ministrisë së Shëndetësisë 2021-2030 dhe është pjesë e Programit të Qeverisë për Reformat Ekonomike të Qeverisë,- theksoi ministri, Dr. Bekim Sali, në takimin e punës.

Сподели на:

Related Posts