Sekretari shtetëror

Dr. Vladimir Miloshev speciallist për kirurgji maksilofaciale u lind më 6 gusht 1965 në Shtip, Maqedoni. Jeton dhe punoi në Shtip, është  i martuar dhe është  baba i një vajze.
Në vitin 1989 ai u diplomua në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.
Nga viti 2004 deri 2008, i specializuar në departamentin e Kirurgjisë Maksilofaciale në  Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.

Përvoja e tij e punës, ajo profesionale dhe arsimoro-shkencore fillon nga viti 1992 deri në  vitin 2004, kur punoi në  repartin stomatologjik në  Qendrë n Mjekësore-Shtip. Nga periudha prej 1994 deri në  1996 ka qenë  shef i ordinancës stomatologjike, kurse nga vitin 2004 deri në  2017 në  Spitalin Klinik, reparti i kirurgjisë  maksilofaciale.

Në  vitin 2013 u zgjodh si asistent në  fushën e kirurgjisë  maksilofaciale në  katedrën për kirurgji orale dhe maksilofaciale dhe implantologji, në  Fakultetin për shkenca mjekësore, UGD, Shtip.

Nga viti 2013 deri në  vitin 2017 ishte udhëheqës i departamentit për kirurgji maksilofaciale, për aktivitet arsimoro-shkencor dhe koordinim me Faultetin për shkenca mjekësore, GD, Shtip.
Gjithashtu, dr.Milloshev është  ekspert gjyqësor dhe anëtar i asociacioneve referente profesionale, në  mes të  cilave si më  të  rëndësishme janë : anëtar i Odës Mjkësore të  Maqedonisë ; Anëtar i shoqatës Europjane për kirurgji kranio-maksilofaciale; anëtar i Komisionit për ceshtje profesionale stomatologjike dhe edukim i vazhdueshëm stomatologjik në  Fakultetin për shkenca mjekësore, “Universiteti Goce Dellçev”, Shtip.
Është  autor dhe koautor i punimeve të  shumta shkencore dhe profesionale, pjesëmarrës në  kongrese, konferenca, seminare edukative, simpoziume dhe punëtori.

Остави коментар