SISTEMI SHËNDETËSOR ËSHTË I PËRGATITUR ME KAPACITET PËR NJË NUMËR TË MADH TË PACIENTËVE ME KORONAVIRUS

 
Sistemi shëndetësor është gati të absorboj (pranoj) një numër  të madh të pacientëve i cili numër pritet të arihet në fund të prillit me kulminacionin (pikun) e  koronavirusit , tha Ministri i Shëndetësisë. Dr. Venko Filipce në konferencën e djeshme për shtyp.


Klinika e Sëmundjeve Infektive, së bashku me aftësinë shtesë për pranimin e pacientëve  të rëndë dhe relativishtë të rënd  me koronavirus , e cila ka në disponim 250 shtretër  spitalor, dhe gati 400 shtretër, ka  Spitali i 8 Shtatorit në Shkup.


Aktualisht, 59 pacientë trajtohen në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, e cila përfaqëson një të katërtën e dispozicionit  vetëm në këtë vend, që do të thotë se këto institucione kanë kapacitet  të mjaftueshme, si dhe specialistë të sëmundjeve infektive në mjekësinë infektive dhe staf mjekësor të trajnuar.


Modeli i trajtimit dhe shërimi  i pacientëve të rëndë dhe relativisht të rëndë  në institucionet me specialistë të mjekësisë infektive, i kombinuar me trajtimin në shtëpi, është një qasje me pacientët me koronavirus e cila qasje praktikohet   në Gjermani dhe dëshmhet si trajtim solid dhe mund të aplikohet edhe në vendin tonë.


Koordinimi është krijuar ndërmjet institucioneve në shumë-nivele brenda sistemit shëndetësor – mjekë të kujdesit primar(parësor), shtëpit shëndetësore me  me pikat ku meren materjalea, spitale sekondare dhe klinika si një institucion i lartë shëndetësor terciar.Sistemi shëndetësor është gati të pranojë më shumë pacientë sesa numri i pacientëve që trajtohen tani në spitale dhe është gati për kulminacionin (pikun) që pritet deri në fund të prillit.


Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion më shumë se 1.000 shtretër spitalorë për shtrimin në spital të pacientëve me koronavirus në: Klinika për sëmundje infektive me kapacitet  shtesë, Spitali 8 shtatori, Reparti i sëmundjeve infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti i Sëmundjeve Pulmonare Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapij, si dhe kapaciteti i ofruar nga spitalet private

Share This Article :

Related Posts