GJENDJA ME CORONAVIRUSIN NË VEND DERI ORA 16:00 – 6 TË INFEKTUAR TË RINJË, NUMRI I TË INFEKTUARVE ARIN NË 48

Ministria e Shëndetësisë raporton se deri në orën 16:00, 6 pacientë të rinj janë diagnostikuar me koronavirus.

Është fjala për një vajzë 4 vjeçare nga Shtipi që ishte infektuar në një kopsht fëmijësh në Angli. Familja u kthye në vend në 14 mars dhe ishte në izolim. Në testim erdhën dje, dy ditë pasi vajza përjetoi simptomat e saj të para.

3 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Dibër dhe janë bërë testime si pjesë e skriningut.

Një rast është regjistruar në Shkup, i cili ka qenë në kontakt me të diagnostikuar më parë.

Një rast i koronavirusit është konfirmuar edhe në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të kthyer nga Zvicra e cila ishte në izolim në shtëpi. Ajo u paraqit në testim vetë, dhe gjatë anketimit epidemiologjik tregoi se kishte kontakte me një pacient të infektuar në Zvicër.

Aktualisht, 35 persona janë duke u testuar, dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojë menjëherë pas marrjes së rezultateve.

Сподели на:

Related Posts