SOT FILLON SKRINIMI I SYNUAR ME TESTET PCR -SË PARI DO TË TESTOHEN PUNONJËSIT E KOPSHTEVE

Ministria e Shëndetësisë informon se sot ka filluar skrinimi i synuar i disa kategorive kritike të pacientëve për KOVID-19.

Nga sot fillon skrinimi i kategorive të caktuara kritike. Po fillojmë me punonjësit në kopshte për fëmij , në mënyrë që ata të vihen në veprim paralel me këtë proces i cili përgatit protokollin për punën e kopshteve. Ne mendojmë se kjo është qasja më e mirë, sepse edhe ata mund të jenë bartës të pavetëdijshëm të virusit do të jemi  në gjendje t’i vendosin kontaktet e tyre në izolim. Kjo është arsyeja pse ne e emëruam atë skrinim  në shënjestër, “tha Ministri Filipçe.

Në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, janë hapur pika-punkte  për pacientët të cilët janë referuar nga mjekët amë, pas një ekzaminimi të mëparshëm për KOVID-19 në ambientet e Qendrave për Shëndet Publik dhe njësive të tyre rajonale, dhe për Qytetin e Shkupit në poliklinikat e Shtëpis së Shëndetit të  – Shkup.

Skrinimi i synuar për të punësuarit në kopshte e fëmijve  kryhet sipas një protokolli të posaçëm dhe duke marrë strishio-material në pikat-punktet  me orarin e punës të përcaktuar tashmë nga ora 08.00 deri në orën 14.00.

Përcaktimi i orarit të  marrjes së strishiove -materialeve për punonjësit në kopshtet e fëmijve bëhet përmes një marrëveshje ndërmjet Qendrës për Shëndet Publik ose Njësisë Rajonale nga territori i QSHP /NJR përkatëse. Orari i marrjes së strishiove-materialeve në ditë është sipas një programi tabelar. Aplikohet një protokoll për marrjen e materialit biologjik (strishio) nga pikat për kontrollimin e personave në rrezik nga KOVID-19 në lidhje me përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse(PPM) dhe marrjen e materialit biologjik.

Qendra për Shëndet Publik dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë hartuar një plan ekzaminimi për njerëzit që konsiderohen se janë në një kategori kritike. Më këtë skrining do të testohen  punonjësit shëndetësor, punonjësit e kopshteve për fëmij ,punonjësit e shtëpive të pleqëve, stafin e infermierisë, pacientët me sëmundje kronike që janë vonuar dhe pacientët në terapi biologjike.

Skrinimi-ekzaminimi do të bëhet me teste PCR, dhe qëllimi i testit është të identifikojë bartësit asimptomatikë të virusit – domethënë njerëzit që janë të infektuar dhe nuk janë të vetëdijshëm sepse nuk kanë simptoma. Kjo strategji do të sigurojë një vlerësim më të mirë të mundësisë së lehtësimit të masave kufizuese, por gjithashtu duke rritur ndjeshëm numrin e testeve.

Share This Article :

Related Posts