SOT JANË KONFIRMUAR 52 RASTE TË REJA ME KOVID -19 -NUMRI I PËRGJITHSHËM I TË DIAGNOSTIKUARVE ËSHTË 2129 , 30 PACIENTË JANË RIKUPERUAR-4 PACIENTË NDËRUAN JETË

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 30 pacientë të rikuoeruar në: Shkup-16, Tetovë-10, Veles-1, Ohër-2, Kratovo-1.

Dy pacientë ndëruan jetë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, një pacientë nga Shkupi (73 vjeç), i pranuar në klinikë më 21 maj dhe një pacientë nga Velesi (82 vjeç) i hospitalizuar më 22 maj. Në spitalin “8 Shtatori” ndërroi jetë një paciente nga Shkupi (76 vjeçare) e pranuar më 21 maj dhe një paciente nga Tetova (55 vjeçare) e pranuar më 27 maj.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 661 teste, ndërsa janë regjistruar 52 raste të reja me Kovid-19 në: Shkup-26, Kumanovë-6, Shtip-7, Tetovë-9, Strugë-2, Veles-1, Kocani-1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me kovid -19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2129, numri i pacientëve të rikuperuar është 1516, numri i të ndjerëve është 126, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 487. Shpërndarja më e fundit sipas qyteteve është:

•Shkup – 797, aktiv 240

• Kumanovë – 448, aktiv 42

• Dibër – 51, aktiv 0

• Shtip – 61, aktiv 26

• Prilep-211, aktiv 43

• Tetovë – 191, aktive 69

• Strugë – 79, aktiv 11

• Veles – 129, aktiv 30

• Manastir –28, aktiv 6

• Ohër –23, aktiv 6

• Kavadar – 5, aktiv 0

• Gostivarë-22, aktiv 4

• Gjevgjeli – 4, aktiv 0

• Strumicë – 3, aktiv 1

• Kriva Palankë – 6, aktiv 0

• Radovish – 4, aktiv 0

• Krushevë – 3, aktiv 0

• Koçani – 32, aktiv 1

• Probishtip – 2, aktiv 0

• Kërçovë – 3, aktiv 1

• Negotinë -12, aktiv 5 (7 persona të infektuar nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

• Demir Hisar – 1, aktiv 0

• Makedonski Brod – 2, aktiv 0

• Pehçevë- 3, aktiv 0

• Delçevë-1, aktiv 0

• Valandovë -1, aktiv 0

• Vinicë – 3, aktiv 1

• Kratovë-2, aktiv 0

• Berovë-1, aktiv 0

• Sveti Nikole-1, aktiv 1.

Rasti i djeshëm i ri pozitiv i i regjistruar në Manastir është një banor i Kërçovës dhe është shënuar në mënyrë adekuate në raportin e sotëm.

661 testet e kryera janë përmes: ISHP-289, Avicena-39, Biotek-44, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) -61, Sistina me metodën PCR -116 dhe MANU-1212. Deri më tani, janë kryer gjithsej 27.684 teste për Kovid-19 në vend.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera gjatë 24 orëve të kaluara, 124 teste janë brenda ekzaminimit në kopshte dhe institucione gerontologjike.Testet janë realizuar përmes Qendrave për Shëndet Publik Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Shkup, dy raste pozitive janë regjistruar në kopshtin e fëmijëve në Shkup dhe Kumanovë.

Në 24 orët e kaluara, 1 pacient është pranuar në klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, gjithsej 43 pacientë janë të hospitalizuar. Në mbështetja të oksigjenit janë 17, ndërsa në ventilim mekanik është 1 pacient.

Në spitalin “8 Shtatori” janë  pranuar 6 pacientë të rinj,  gjithsej 28 pacientë të hospitalizuar. Në pajisje për frymëmarrje -respirator janë 6 pacientë dhe 7 pacientë janë me një pamje klinike më të rëndë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 6 pacientë, dhe 3 pacientë të tjerë po monitorohen që janë në mjekim shtëpiak . Në spitalin e Shtipit, 11 pacientë janë hospitalizuar dhe 11 pacientë monitorohen që janë në mjekim shtëpiak . Në repartet infektive në Veles, Kumanovë, Prilep, 30 pacientë janë hospitalizuar – pozitiv dhe të dyshuar me kovid -19

Share This Article :

Related Posts