SOT MINISTRI I SHËNDETËSISË, DR. BEKIM SALI, KA MARRË PJESË NË HAPJEN E KONGRESIT TË RADHËS TË FEDERATËS SË MJEKËVE SHQIPTARË NË EUROPË

Sot ministri i Shëndetësisë, Dr. Bekim Sali, ka marrë pjesë në hapjen e kongresit të radhës të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë. Me këtë rast, ministri Sali – në fjalën e tij – ka thënë se “Edhe pse përcaktori etnik në mjekësi nuk është elementi më i rëndësishëm, më vjen mirë që mjekët shqiptarët janë tubuar rreth një asociacioni të këtillë dhe që me kaq përkushtim ndihmojnë në avancimin e dijeve shkencore të mjekësisë, nga e cila përfitojnë të gjithë.” Sipas tij, organizimi i Kongresit të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë sot në Shkup është një mundësi e re për të dëgjuar dije të reja, për të këmbyer përvoja të panjohura dhe për të zgjidhur probleme që janë paraqitur ndërkohë në shëndetësi. “Duke qenë i fokusuar në shëndetësinë post-COVID, ky kongres shndërrohet në ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin tonë shëndetësor. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë dhe unë si drejtues i saj, përveç që e vlerësojmë shumë këtë aktivitet të sotëm, dëshiroj t’ju them se dera jonë është e hapur dhe dora jonë është e shtrirë për cilëndo trajtë dhe nivel të bashkëpunimit që hap perspektiva të reja, që ofron risi dhe mundëson cilësi.”, ka përfunduar

Сподели на:

Related Posts