SOT MINISTRI SHËNDETËSISË BEKIM SALI E VIZITOJ QENDRËN COVID NË KLINIKËN E SËMUNDJEVE TË LËKURËS.

Sot ministri shëndetësisë Bekim Sali e vizitoj qendrën Covid në Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës. Duke u dëshiruar shërim sa më të shpejtë të sëmurëve, ai theksoj se të gjitha kapacitetet janë vënë në funksion, ndërsa punëtorët shëndetësorë janë duke e investuar gjithë potencialin e tyre që t’u ndihmojnë të sëmurëve. Me këtë rast ai apeloj se vaksinimi ka rëndësi të madhe në uljen e pasojave të virusit dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës. ‘’Vaksinohuni! Pikërisht me këtë dhe me respektimin e të gjitha masave të kujdesit, jo vetëm që do ta ndërprisni përhapjen e virusit, por edhe do ta ulni presionin ndaj punëtorëve shëndetësorë që punojnë pa u lodhur që të na mbajnë të sigurt. Vetëm të bashkuar do ta mundim armikun e përbashkët – pandeminë. E vërteta është e thjeshtë: askush nuk është i sigurt derisa nuk janë të sigurt të gjithë. ‘’- Tha Dr. Sali

Сподели на:

Related Posts