TAKIMI PROTOKOLLAR ME AMBASADORIN JAPONEZ, H.E. HIRONORI SAVADA U MBAJT SOT NGA MINISTRI I SHËNDETËSISË, BEKIM SALI

Takimi protokollar me ambasadorin japonez, H.E. Hironori Savada u mbajt sot nga Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer i deritanishëm. -Mbështetja e popullit japonez është e një rëndësie të madhe, veçanërisht në këto momente kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID- 19 dhe për këtë qëllim është duke u realizuar një grant për të ndihmuar në përballimin e pandemisë së COVID-19 në vlerë prej mbi 800.000 euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për Klinikën Infektive dhe KARIL, si dhe është planifikuar rikonstruksioni i repartit të radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë. Përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) sigurohet angiograf i ri mobil për nevojat e Shërbimit Intervenues të Kardiologjisë dhe Radiologjisë dhe do ta marrë Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, në vlerë prej 100.886 euro. Në kuadër të programit për projekte të vogla (GSP), gjithashtu realizohen edhe disa marrëveshje projektesh me spitalet në të gjithë vendin dhe çdo vit u ofrohet asistencë për institucionet publike shëndetësore.

Сподели на:

Related Posts