TË MËSOJMË TË JETOJMË ME VITILIGO“

Vitiligo është çrregullim i lëkurës, me ç’rast melanocitet e qelizave të lëkurës, që prodhojnë melaninë, asgjësohen nga sistemi imunitar i trupit, duke bërë që lëkura ta humbasë ngjyrën e saj dhe të rezultojë në njolla të bardha dhe të lëmuara në lëkurë.

Vitiligo shfaqet në rreth 1% ose pak më shumë të popullsisë së botës. Mund të ndodhë në të gjitha gjinitë dhe grupet etnike dhe, në përgjithësi, i prek grupmoshat nga 20 deri më 30 vjeç.

Cilat janë shkaqet e Vitiligos?

Shkaku absolut i Vitiligos nuk dihet, por shumica e ekspertëve dyshojnë se është gjendje autoimune, në të cilën sistemi imunitar i trupit i sulmon qelizat ose indet e veta. Gjithashtu nuk ka asnjë provë pse melanocitet vdesin, por mendohet që në një farë mase shkaku të jetë gjenetika.

Disa nga faktorët e njohur që mund të jenë shkak i Vitiligos janë:

Çrregullimi autoimun: kjo është gjendje në të cilën sistemi imunitar i personit të prekur mund të prodhojë antitrupa që e asgjësojnë melanocitetin.

Faktorët gjenetikë: trashëgimia mund të jetë një ndër faktorët që mund të shpie në shkaktarin e Vitiligos. Rreth 30% e pacientëve kanë histori të Vitiligos në familjen e tyre.

Faktorët neurogjenikë: ekziston mundësia e çlirimit të toksinave në mbaresat nervore në lëkurë, të cilat mund ta asgjësojnë melanocitetin.

Vetasgjësimi: defekti në melonocite mund të çojë në vetasgjësim.

Cilat janë simptomat e Vitiligos?
Simptoma kryesore e Vitiligos është humbja e pigmentit që ndodh në çdo pjesë të trupit. Simptomat e tjera mund të jenë:
• Zbardhja e parakohshme e flokëve në kokë, qerpikëve, vetullave ose mjekrës
• Kruajtja në zonën e prekur
• Humbja e ngjyrës së mukozave (indet që e mbulojnë pjesën e brendshme të gojës dhe hundës)
• Humbja ose ndryshimi i ngjyrës së  retinës
• Opsionet e trajtimit të Vitiligos
Ka shumë mundësi për trajtimin e Vitiligos, por – për fat të keq – nuk ka ilaç.

Disa trajtime të disponueshme për Vitiligo janë:
Terapia e kamuflazhit • Terapia e ripigmentimit • Terapia me dritë • Terapi kirurgjike

Сподели на:

Related Posts