TË PËRFSHIHEMI NË HULUMTIMET NDËRKOMBËTARE KOVID-19 DHE SHËNDETIN MENDOR

Të kujdesesh për shëndetin mendor është po aq e rëndësishme sa të kujdesesh për shëndetin fizik. Klinika psikiatrike është e përfshirë në mënyrë aktive në trajtimin e koronavirusit. Janë hapur disa linja telefonike për mbështetje psikologjike, dhe në periudhën e ardhshme do të organizohen më shumë aktivitete dhe parandalime për shëndetin mendor.

Institucioni na informon se është duke u zhvilluar një hetim ndërkombëtar për shëndetin mendor të popullatës gjatë masave për kontrollin e pandemisë me këtë virus. Hulumtimi është koordinuar nga Shoqata Italiane e Psikiatrisë Sociale Societa Italiana di Psichiatria Sociale (web psichiatriasociale.org), dhe studimi është duke u zhvilluar në disa vende të Evropës. Koordinator për Maqedoninë Veriore është pikërisht Klinika Universitare për Psikiatri – Shkup.

Ky studim është realizuar për të vlerësuar ndikimin e pandemisë COVID-19, karantinës së prezantuar në shëndetin mendor të popullatës sonë dhe për të zhvilluar ndërhyrje të përshtatshme shëndetësore.

Hulumtimi është vullnetar, anonim dhe informacioni do të trajtohet si konfidencial dhe në përputhje me ligjet ekzistuese.

Linku për hulumtimet për “Covid-19 dhe Shëndetin Mendor”: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd4AnzbOPFUz5oCh5c4ofXcFFKr_5wm8MMa77_x69fqH1bINA/viewform.

Respektoni rekomandimet për mbrojtjen e koronavirusit dhe kujdesuni për shëndetin mendor

Сподели на:

Related Posts