Dr. Ana Filipce

Unë dua të jem psikiatre – ishte përgjigjia që morrën prindërit e mi në pyetjen se çfarë dua të jem kur të rritem. Përgjigja ime u pasua me një të qeshur me zë të lartë nga të pranishmit dhe pastaj çdo rast tjetër ishte temë për shaka. Atëherë isha dhjetë vjeç.

Dëshira fëmijërore u rrit në entuziazëm, përkushtim, sakrificë dhe mohim, por sot kam privilegjin për të qenë pjesë e tregimeve jetësore të njerëzve, pjesë e dhimbjes së tyre, pikëllimit dhe gëzimit në momente kuptoj se unë kam qenë në gjendje për të dhënë rehati , të jem mbështetje, dhe gjithashtu, të u jap shpresë njerëzve që janë në margjina. Për fat të keq, lufta e një psikiatri nuk është vetëm një luftë për të triumfuar mbi sëmundjen.
Çdo ditë ne përballemi me stigmatizim dhe etiketimin e klientëve tanë, nënçmim dhe mohim të rëndësisë së gjendjes psikiatrike, keqinterpretimi dhe minimizimi i nevojës për trajtim, identifikimin e gjendjes psikiatrike me tipare të këqija të karakterit, lufta për të përmirësuar cilësinë e jetës…

Sfida është që të jesh mbështetje kur njerëzit përballen me frikën e tyre më të madhe, gjithashtu ngarkesën, sepse ndonjëherë ju jeni e vetmja mbrojtje, por shpërblimet janë të mëdha kur të shihni sy të buzëqeshur dhe mirënjohjen dhe një shtrëngim të fortë të dorës që tregon gjithçka.
Edhe pse kohët e fundit mënyra e jetesës dhe presionet e përditshme që janë të shumta dhe rrethanat jo të favorshme të jetës peshojnë, së bashku me pacientët, ne kemi arritur të përballemi me të gjitha presionet, me çrregullime të lidhura me stresin, gjendjet klasike (endogjene) psikologjike, por trajtimi dhe puna shkon përtej. Është e rëndësishme në trajtimin të përfshihen familjet e pacientëve, të edukohen, për të shpjeguar natyrën e këtyre çrregullimeve shpesh kronike dhe afatgjata, për të hequr misterin dhe natyrisht stigmën, e cila është jo vetëm në popullatën, ajo shtrihet edhe në korrnizat e fushës mjekësore, për të punuar në pranimin e situatës, për ta normalizuar …

Por beteja është për të luftuar … çdo ditë është një sfidë e re, çdo pacient është dhënie e një pjese të vetes, çdo përmirësim është gëzim, nganjëherë edhe ndonjë dështim… Dhe kështu bëhemi më të fortë sepse ata të mençurit thonë se forca jonë vjen nga dobësia jonë.

Share This Article :