Dr. Irina Bogdanova

MJEKU YT: Dr. Irina Bogdanova, specialiste oftalmologe, Klinika për sëmundje të syve

Thonë se sytë janë dritarja drejt shpirtit, unë gjatë procesit arsimor kam mësuar se sytë janë dritare për shëndetin e pacientit. Vëzhgimi i syrit si organi më i ndjeshëm i trupit të njeriut, me gjithë kompleksitetin dhe bukurinë e tij , për të ciliët shkruajnë edhe poetët më të mëdhenj, oftalmologu mund të zbulojë sëmundje të tilla si HIV, hipertension, diabet, kancer, hiperlipidemi ose sëmundje autoimune.
Babai im i cili ishte mjek më mësoi gjatë procesit të arsimimit tim se mjekësia është dashuria për njerëzimin, nevoja për të përdorur njohuritë tua për të ndihmuar dikë është një dashuri, rrënjët e të cilës janë thellë në zemrat tona. Për studentët dhe mjekët e rinj të cilëve ua përcjell dijen time, përpiqem t’u mësoj të përdorin sytë për të parë mundësitë për zgjidhjen e problemeve.
Mundësitë për të ndryshuar botëkuptimin e pacientëve, t’ia mundësosh dikujt një vizion të qartë për botën me të gjitha ngjyrat e saj, kontrastet, format dhe tonet është sfida më e bukur në profesionin tim. Operacionet që po bëj janë kontributi im për përmirësimin e cilësisë së jetës së pacient
ëve të mi, një motiv për përmirësimin e përditshëm të aftësive dhe njohurive të tyre. Oftalmologjia, kjo është dashuria ime në shikim të pare.

Сподели на: