Dr. Saliamet Emini

Gjatë studimeve mjekësore, megjithëse kisha afishe dhe dëshirë për më shumë fusha, vendosa të zbres në rrugën e kirurgjisë, e cila është një sfidë dhe një ëndërr për shumë studentë të mjekësisë, por në fund për të vensosin vetëm ata që janë gati për trajnim dhe përkushtim.

Si specializant i traumatologjisë, i punësuar në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, kam pasur fatin të jem pjesë e një mjedisi dinamik të vendosur në baza të forta të dijes, përvojës dhe qëndrimeve, ku përvetësimi i aftësive të mia si kirurg rrjedh në një rrugë të caktuar tashmë, në drejtim të trendeve botërore të së njejtës fushë.

Në publik, shpesh kirurgjia është keqkuptuar dhe kirurgët konsiderohen si virtuozë të frikshëm me bisturi, me një pamje të mprehtë dhe një zemër guri, të cilët kënaqen në adrenalinën e punës. E vërteta është shumë më e thellë se pamja e jashtme, ku një kirurg gjatë shërbimit 24 orësh përballet me shumë histori jetësore, dilema etike, gjendje të ndërlikuara dhe vendime të shpejta si para dhe gjatë ndërhyrjeve kirurgjike.

Sekreti i cili gjerësisht është i njohur si – “dora e shkathët dhe e lehtë e kirurgut” qëndron në njohuritë dhe përvojën e kirurgut, kurse rezultatet janë tregues i këmbënguljes së tij në punë, pavarësisht nga orët e rraskapitjes, burimet e kufizuara dhe kufizimet tona individuale si qenie njerëzore.
Mendoj se si asnjë profesion tjetër përpjekja për performancë më të mirë nuk është aq e rëndësishme se sa në mjekësi, ku sasia shtesë e kujdesit mund të rëndoj në anën e suksesit në parandalimin dhe në trajtimin. Unë besoj se këtu qëndron sekreti i një kirurgi të suksesshëm, kujdesi i parezervë për pacientin, të cilin unë jam i gatshëm ta jap, si në sallën e operacionit ashtu dhe më gjerë.

Share This Article :