Dr. Shpresa Hasani

Përgjatë gjithë rrugës së mundimshme, i vetmi yll që më ka udhëhequr ka qenë buzëqeshja e pacientit të kënaqur. Përkushtimi ndaj asaj që e don që nga fëmijëria, është arsyeja që të jep durimin të përballesh me realitetin dhe të shohësh vetëm përpara me qëllim që të ndihmosh në mirëqenien e të gjithë pacientëve.
Dashuria për profesionin tim është burimi që më jep forcë për të sjellë një ngrohtësi në zemrat e atyre që kërkojnë ndihmë, atyre që me sy të përlotur shohin shpresën e tyre të vetme në mantelin e bardhë.
I bekuar është momenti kur ti e kupton se pafund orë të shpenzuara mbi libra, miliarda ditë në amfiteatre, mijëra javë në ambulancat, sallat, dhomat e spitaleve dhe shumë vite sakrificë nga rinia VLEJNË për një moment kur shihni buzëqeshjen në fytyrën e pacientit tuaj.
Cilësia ime maksimale dhe zhvillimi profesional i dedikohet shëndetit tonë.

Share This Article :