Nimetulla Limani

Të jesh mjek – Ende e kam të njëjtën ndjenjë që nga dita që kam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, ndjenja e flaktë që vazhdimisht të mësoj për trupin e njeriut, sëmundjet, mënyrat e trajtimit si dhe pajisjet moderne që mund të përdoren për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve. Gjithmonë më ndjek ndjenja e përgjegjësisë, krenarisë dhe nderit që më është besuar, për të dhënë këshilla mjekësore dhe të shëroj njerëzit dhe unë jam mirënjohës që më është dhënë kjo mundësi për të ndihmuar njerëzit, ose të paktën t’i dëgjoj ata, që gjithmonë të kem mundësi të kontriboj në përmirësimin e gjendjes në të cilën gjendet pacienti. Ndihem i privilegjuar të jem me pacientët e mi në kohë që e definojnë jetën e tyre dhe tepër i lumtur të punoj me kolegë që vazhdimisht më edukojë.

Megjithatë, nuk është gjithçka rozë, ka shumë zhgënjime, kujdestari, administrim pa fund, sisteme të ndryshme kompjuterike, presion të vazhdueshëm dhe një ndjenjë se duhet të punoj më shumë dhe që kam mundur të bëj më shumë për pacientin. Duke thënë të gjitha këto me të gjitha ngritjet dhe uljet, të jesh mjek është një profesion mahnitës dhe nuk mund ta imagjinoj të punoj diçka tjetër.

Share This Article :