ZËVENDËSMINISTRI RENDEVSKI MORI PJESË NË PUNËTORINË PËRMBYLLËSE PËR KAPACITETET E SIGURISË NË KOMUNIKACION

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Vladimir Rendevski, mori pjesë në punëtorinë përmbyllëse për kapacitetet e sigurisë në komunikacion, i organizuar në kuadër të projektit për përmirësimin e rrugëve lokale, në të cilën u prezantuan pikëpamjet shkencore për nevojat dhe kapacitetet e vendit tonë, që kanë të bëjnë me mënyrën më efektive për zvogëlimin e viktimave në aksidentet e trafikut.

Dr. Rendevski, në fjalën e tij, theksoi se sigurimi i resurseve njerëzore mbetet sfidë në shëndetësi. Ai, në veçanti, e theksoi nevojën e shtimit të personelit mjekësor në qendrat shëndetësore, repartet e SHUP-së, spitalet e përgjithshme dhe klinike. Ai gjithashtu e potencoi nevojën e thjeshtësimit të proceseve të punësimit të punëtorëve shëndetësorë, me qëllim të sigurimin të personelit sa më adekuat shëndetësor.

Сподели на:

Related Posts