Sipas detyrimeve nga neni 170-a i Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, i cili është publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 39/2014 nga 25 shkurti i vitit 2014, punonjësi shëndetësor, përkatësisht bashkëpunëtori shëndetësor i punësuar në institucionin publik shëndetësor, i cili ka qenë në trajnim profesional dhe/ose përmirësim profesional jashtë vendit, është i detyruar që brenda dy javëve nga kthimi nga trajnimi profesional dhe/ose përmirësimi profesional të realizojë një prezantim para kolegiumit profesional për metodën ose procedurën e re shëndetësore, përkatësisht për njohuritë, aftësitë dhe shkathtësitë që i ka fituar gjatë trajnimit profesional dhe/ose përmirësimit profesional.
Prezantimi duhet të përgatitet (në format .ppt) dhe ËSHTË E DETYRUESHME të dërgohet edhe në email-in zyrtar të caktuar për këtë qëllim (prezentacii@zdravstvo.gov.mk) brenda jo më shumë se 24 orë nga prezantimi dhe do të publikohet në mënyrë të hapur në lidhjet më poshtë. (Shkarkoni modelin për përgatitjen e prezantimit këtu.)