EN
MK
AL

Rinovimi i lejes për punë

AFATI PËR DORËZIM

Afati për dorëzimin e kërkesës është 29 qershor 2013 – kërkesa mund të dorëzohet me postë ose personalisht në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë.

 

PARAQITËSI I KËRKESËS ËSHTË DREJTORI
Kërkesa dorëzohet nga drejtori i institucionit shëndetësor, i cili duhet të jetë i nënshkruar në kërkesë (me emër dhe mbiemër të plotë dhe nënshkrim të shkurtuar) dhe të ketë vulën e institucionit (të ashtuquajturën vulë rrethore).

 

DOKUMENTET DORËZOHEN NË KOPJE
E gjithë dokumentacioni shoqërues i përmendur më sipër dorëzohet në kopje, me shënimin “i vërtetë me origjinalin”, të vërtetuar me nënshkrimin e drejtorit dhe vulën e institucionit (në secilin dokument veç e veç). Dokumentet që përgatiten nga vetë institucioni (skica e hapësirës dhe lista e pajisjeve) duhet të jenë të nënshkruara nga drejtori dhe të vulosura (secila veçmas), ndërsa elaborati duhet të jetë i nënshkruar nga themeluesi.

 

NË KËRKESË DUHET TË PËRSHKRUHEN TË GJITHA NJËSITË ORGANIZATIVE TË INSTITUCIONIT
Nëse institucioni shëndetësor përfshin më shumë njësi organizative, formulari i kërkesës duhet të plotësohet duke i përmendur ekipet përkatëse sipas njësive organizative dhe ushtrimin e veprimtarisë brenda ose jashtë rrjetit për secilin ekip veçmas.

PLOTËSIMI DHE RREGULLIMI I DOKUMENTACIONIT
Kërkesat e paplota nuk do të refuzohen, ndërsa palët do të informohen në mënyrë të përshtatshme për nevojën eventuale për rregullimin e dokumenteve të dorëzuara ose për dorëzimin e provave shtesë që mund të kërkohen gjatë procedurës së rinovimit të lejes, varësisht nga lloji i institucionit shëndetësor, veprimtaria që e ushtron dhe, në përgjithësi, nga nevoja për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrethanat për marrjen e vendimit për rinovimin e lejes për punë sipas regjimit të ri juridik të përcaktuar me Ligjin e ri për mbrojtje shëndetësore. (Paraqitësi i kërkesës do të kontaktohet sipas të dhënave të kontaktit të shënuara në kërkesë, përparësisht në e-mailin e dhënë.)

 

VEPRIMTARIA PARA RINOVIMIT TË LEJES
Deri në rinovimin e lejes për punë, institucionet ekzistuese shëndetësore do të vazhdojnë të kryejnë veprimtarinë shëndetësore për të cilën kanë leje për punë në përputhje me Ligjin e vjetër për mbrojtje shëndetësore. (Institucionet ekzistuese shëndetësore që kanë kontratë me Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë përbëjnë rrjetin e institucioneve shëndetësore dhe vazhdojnë, brenda rrjetit, të kryejnë veprimtarinë shëndetësore për të cilën kanë marrë leje sipas Ligjit të vjetër për mbrojtje shëndetësore.)

 

QËLLIMI I RINOVIMIT
Qëllimi i rinovimit të lejeve për punë është të harmonizohet veprimtaria e institucioneve shëndetësore që kanë marrë leje për punë nën regjime të ndryshme ligjore nga viti 1992 deri në vitin 2013, në përputhje me Ligjin e ri për mbrojtje shëndetësore.

 

DOKUMENTET:

 

 

Accessibility Menu