Institucion që bën reklamë: Ministria e Shëndetësisë
Afati i fundit për aplikim: 15/02/2023
Është nënshkruar një memorandum i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Fondacionit për Mjekësinë Fetale. Në kuadër të memorandumit parashihet bashkëpunim sipas Programit për Mjekësi Fetale për periudhën 2022–2025, i cili përfshin iniciativa për: hapjen e një njësie për mjekësinë fetale, realizimin e Programit për trajnime të vazhdueshme në mjekësinë fetale për mjekët specialistë nga e gjithë vendi, pajisjen e kabinetit për edukim, donacionin e dy aparateve moderne për ultratinguj dhe pesë kompjuterë me softuer, sigurimin e materialeve edukative të nevojshme, si dhe krijimin e kushteve për vendosjen e lidhjeve telekonferencës midis Klinikës së Gjinekologjisë dhe ligjëruesve ndërkombëtarë.
Ky trajnim do të sigurojë njohuri shtesë për të gjithë specialistët në fushën e skrinimit të anomalive fetale tek fetusi që është ende në mitrën e nënës, duke mundësuar një nivel më të lartë të diagnostikimit antenatal.
Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fondacionit për Mjekësinë Fetale, i nënshkruar më 09.12.2022, Ministria e Shëndetësisë shpall një thirrje publike për aplikim të kandidatëve për trajnim.