Institucion që bën reklamë: Ministria e Shëndetësisë
Afati i fundit për aplikim: 23/09/2018
NJOFTORE
për pozicione pranë projektit në kuadër të bashkëpunimit të IPA-së ndërkufitare me Greqinë:
EX-INFO: Sistem i unifikuar informatik për shkëmbimin e informacionit midis njësive të kujdesit parësor shëndetësor në rajonin ndërkufitar
Pozicionet e disponueshme:
1. Menaxher projekti – i kualifikuar për menaxhimin e projekteve të BE-së
Kërkesat:
-
Diplomë universitare nivel VII/1 ose të paktën 240 kredite ECTS
-
Minimum 3 vjet përvojë pune
-
Përvojë e mëparshme në menaxhim projektesh
-
Përvojë me projekte të financuara nga BE-ja ose ndërkombëtare (Përvojë me projekte IPA është avantazh)
-
Përgatitja dhe dorëzimi në kohë i raporteve finaciare dhe të aktivitetit
-
Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve përfundimtare dhe narrativ
-
Aftësi të shkëlqyera korrespondence dhe komunikimi me institucione vendase dhe të huaja
-
Aftësi prezantuese dhe këshillimore
-
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës maqedonase dhe angleze (të folura dhe shkruara)
-
Aftësi të forta IT
-
Aftësi organizative, planifikimi, implementim; punë nën presion
-
Aftësi komunikimi dhe punë në ekip
-
Përvojë në organizimin e ngjarjeve publike/konferencave
2. Menaxher Financiar
Kërkesat:
-
Diplomë universitare në fushën e shkencave ekonomike
-
Minimum 3 vjet përvojë relevante
-
Përvojë në menaxhimin financiar të projekteve
-
Përvojë me projekte të financuara nga BE-ja ose ndërkombëtare (Përvojë me IPA është avantazh)
-
Zbatimi i procedurave të prokurimit publik (sipas ligjeve kombëtare dhe BE-së)
-
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës maqedonase dhe angleze
-
Aftësi të forta IT
-
Aftësi organizative dhe planifikimi; punë nën presion
-
Aftësi komunikimi dhe punë në ekip
3. Asistent Menaxher Projekti
Kërkesat:
-
Diplomë universitare nivel VII/1 ose minimum 240 kredite ECTS
-
Minimum 2 vjet përvojë pune
-
Përvojë me projekte të financuara nga BE-ja ose ndërkombëtare (Përvojë me IPA është avantazh)
-
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës maqedonase dhe angleze
-
Aftësi të forta IT
-
Aftësi organizative; punë nën presion
-
Aftësi komunikimi dhe punë në ekip
-
Përvojë në organizimin e ngjarjeve publike/konferencave
Dokumentet e nevojshme për aplikim
-
CV i shkurtër (Europass)
-
Kopje diplome dhe dëftesash për provime
-
Vërtetim për punë me rekomandim
Përpunimi i punës:
Kontratë me kohë të përcaktuar, kohë e plotë. Pagesa sipas paketave pune.
Dërgoni dokumentet brenda 5 ditëve pune në adresën:
Ministria e Shëndetësisë
Rruga “50 Divizija” Nr. 14
1000 Shkup
Për: Kabineti i Ministrit – Bashkëpunim ndërkufitar IPA me Greqinë: EX-INFO
Kandidatët që përmbushin kushtet do të ftohen për intervistë.