Institucion që bën reklamë: Ministria e Shëndetësisë
Afati i fundit për aplikim: 18/07/2018

Ministria e Shëndetësisë njofton për shpalljen e Konkursit për zgjedhjen e Projektit Konceptual për Spitalin e Ri të Qytetit në një lokacion në Komunën Aerodrom.
Konkursi do të zhvillohet përmes Sistem elektronik të Prokurimit Publik, ku janë publikuar qëllimet e projektit dhe kriteret e përzgjedhjes.
Për të siguruar kujdes spitalor në një rrjet të përcaktuar të spitaleve të përgjithshme dhe të specializuara dhe për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate nevojave të banorëve të qytetit të Shkupit dhe më gjerë, Ministria e Shëndetësisë e sheh të nevojshme të rriten kapacitetet e ashtuquajtura “spitale qytetare” dhe në këtë mënyrë të ulet presioni mbi kujdesin terciar në Qendrën Klinike ekzistuese. Spitali i ri i qytetit duhet të ofrojë akses më të mirë për popullatën në shërbimet shëndetësore të nevojshme, përmirësim të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve spitalore të ofruara. Spitali i ri i qytetit duhet të implementojë një model të ri për ofrimin e kujdesit shëndetësor ambulant dhe kirurgji ditore me procedura jo invazive, me qëllim uljen e kohëzgjatjes mesatare të qëndrimit spitalor.
Pjesëmarrja në konkurs është anonime. Vlerësimi i punimeve konkursore do të bëhet nga një Komision Jurie. Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’u japë çmime monetare pjesëmarrësve më të mirë të renditur.
Punimet konkursore duhet të dorëzohen me postë ose personalisht në arkivin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut jo më vonë se 18.07.2018 në ora 13:00.