EN
MK
AL

Rekomandime për mbrojtje nga listeria

Rekomandime për mbrojtje nga listeria

Me qëllim parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve infektive që transmetohen përmes ushqimit, informojmë publikun që të respektojë masat parandaluese të mëposhtme për mbrojtjen e shëndetit:

– Lani duart mirë para përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit dhe lani duart më shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit.

– Ushqimi duhet të konsumohet menjëherë pas përgatitjes. Nëse nuk konsumohet menjëherë, duhet të ruhet në temperaturë nga 2 deri në 8 gradë Celsius (në frigorifer), dhe para konsumimit të përsëritur të ngrohet në temperaturë mbi 70 gradë Celsius.

– Mos konsumoni ushqim të papërpunuar ose të përpunuar pamjaftueshëm termikisht, veçanërisht mish dhe produkte mishi, qumësht të papasterizuar, produkte qumështi dhe vezë.

– Ushqimi i papërpunuar dhe ai i gatshëm duhet të ruhen veçmas në frigorifer, në enë të mbyllura posaçërisht, për të shmangur kontaminimin e ushqimit të gatshëm.

– Mos lini ushqimin e gatshëm në temperaturë ambienti më shumë se 1 orë; vendoseni në frigorifer menjëherë pas përdorimit. Rekomandohet që ushqimi i gatshëm të ruhet në frigorifer maksimumi për tre ditë dhe të mos ngrohet më shumë se një herë.

– Perimet, frutat dhe sallatat e freskëta duhet të lahen mirë nën një rrymë të fortë uji – para konsumimit, prerjes apo gatimit.

– Gjatë periudhës së verës, shmangni ushqimet që prishen lehtë si majoneza, kremrat dhe akulloret e përgatitura me vezë të freskëta ose të papërpunuara termikisht.

– Konsumoni vetëm ujë të sigurt për pije. Nëse nuk jeni të sigurt për cilësinë e tij, ujit i duhet zier para përdorimit.

Te gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, ata me imunitet të dobësuar, personat mbi 65 vjeç dhe fëmijët e vegjël, është e nevojshme kujdes i shtuar gjatë konsumimit të ushqimit në periudhën e verës. Përveç respektimit të masave të përgjithshme parandaluese për të gjithë popullsinë, këta persona duhet të ndjekin edhe këto rekomandime shtesë për mbrojtje shëndetësore:

– Të shmangin përdorimin e qumështit të papasterizuar dhe produkteve të tij, si djathërat e buta, lyerësit dhe të ngjashme.

– Të shmangin konsumimin e pateve, produkteve të mishit të thatë, peshkut të tymosur dhe mishit të tymosur apo të papërpunuar termikisht.

– Të shmangin përdorimin e sallatave të përgatitura më parë nga fruta apo perime të papërpunuara.

– Të shmangin konsumimin e akulloreve, majonezës dhe kremrave të përgatitur me vezë të freskëta ose të pamjaftueshëm të përpunuara termikisht.

– Për kategoritë e rrezikuara rekomandohet konsumimi i ushqimit të përgatitur rishtazi në kushte shtëpie.

Udhëzimi për diagnozën dhe parandalimin e listeriozës mund të shkarkohet në lidhjen e mëposhtme.

Accessibility Menu