EN
MK
AL

Takimi i Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore dhe Hapja Solemne e Mbledhjes së 39-të të Bordit të Fondit Global për Luftën kundër HIV-it, Malaries dhe Tuberkulozit

Takimi i Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore dhe Hapja Solemne e Mbledhjes së 39-të të Bordit të Fondit Global për Luftën kundër HIV-it, Malaries dhe Tuberkulozit

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Venko Filipçe, e hapi takimin e ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore, i cili po mbahet sot në hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Fjalim përshëndetës mbajti edhe Peter Sands, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Global për Luftën kundër HIV-it, Malaries dhe Tuberkulozit.

Në takim marrin pjesë ministra të shëndetësisë dhe përfaqësues të lartë qeveritarë nga vendet e Evropës Juglindore, anëtarë të Bordit dhe Sekretariatit të Fondit Global për Luftën kundër HIV-it, Tuberkulozit dhe Malaries, përfaqësues të partnerëve bilateralë dhe multilateralë, përfaqësues të sektorit civil, si dhe popullata kyçe të prekura nga këto sëmundje.

Qëllimi i takimit ministror është diskutimi për përparimin, sfidat dhe mundësitë për arritjen e përgjigjeve të qëndrueshme ndaj HIV-it dhe tuberkulozit në Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira në menaxhim, financa dhe programe, sidomos në bashkëpunim me OJQ-të, të identifikojnë mangësitë dhe mundësitë për tejkalimin e tyre, të ndajnë mësimet e nxjerra dhe nevojat e mbetura për bashkëpunim me palët e interesuara nga vendet e tjera, shoqërinë civile, donatorët dhe partnerët multilateralë.

Gjithashtu, sonte, në Filharmoninë e Maqedonisë, me fillim në ora 20:00, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, do ta hapë ceremoninë solemne të mbledhjes së 39-të të Bordit të Fondit Global për Luftën kundër HIV-it, tuberkulozit dhe malaries.

Fondi Global për Luftën kundër HIV-it, Tuberkulozit dhe Malaries është një organizatë ndërkombëtare financiare, e krijuar për të siguruar burime shtesë për parandalimin dhe trajtimin e HIV-it, tuberkulozit dhe malaries. Fondi Global u themelua në vitin 2002 si një partneritet midis qeverive, shoqërisë civile, sektorit privat dhe personave të prekur nga sëmundjet.

Në Republikën e Maqedonisë, Fondi Global është i pranishëm që nga viti 2004. Gjatë një periudhe prej 13 vitesh (nga nëntori i vitit 2004 deri në dhjetor të vitit 2017), në Maqedoni janë investuar 33 milionë dollarë amerikanë përmes programeve për HIV dhe tuberkuloz.

Accessibility Menu